E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk ka turp më të madh së të ngelë përgjysmë kjo rrugë

Unë nuk jam kundër rrugës Durrës-Kukës, dhe më duket se shumica absolute e shqiptarëve nuk janë kundër kësaj rruge. Sepse e shohim se me çfarë po na kërcënojnë serbët Kosovën, me bllokadë ekonomike. Një rrugë si ajo Durrës-Morinë do ndihmonte që ta kalonim këtë situatë dhe bllokimet e pritshme. Ajo që dua të them, është që bateritë e të gjithë oponentëve duhet të drejtohen tek opresioni ndaj qeverisë, për ta mbaruar sa më shpejt këtë rrugë. Tashmë ajo ka nisur dhe mirë është të përfundojë. A duhet të shkojë dikush në burg? Le të shkojë, nëse është hajdut i pafytyrë! Por përfundimi i rrugës është tjetër gjë, nuk ka të bëjë me një hajdut, e as me dy të tillë. Të mbarojë rruga sa më shpejt, kjo le të jetë kryefjala e oponentëve, sepse nuk ka më turp sesa lënia e asaj rruge në gjysmë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›