E Diel, 1 Nëntor 2026

Pse nuk vleka ky nderi vrasës jashtë kufijve?

Kur dëgjoj krime për gjakmarrje më ngjethet mishtë. Por disa herë ka menduar: Unë vetë jetoj në Greqi prej vitesh. E kush nuk ka dëgjuar për vrasjet e shumta në kufi që kanë bërë grekët ndaj emigrantëve klandestinë. Shumica e të vrarëve janë nga zonat e Veriut të Shqipërisë sepse andej dhe varfëria është më e madhe. Si ka mundësi që familjarët e viktimave në kufi, nuk i zbatojnë Kodet e tyre të Nderit edhe me vrasësit e djemve të tyre grekë? Ose qoftë edhe italianë apo kinezë, kudo që janë vrarë shqiptarë sepse kanë tentuar të thyejnë ligjet për të mbushur barkun me bukë. Si ka mundësi, që jemi kaq të gatshëm për të vrarë njëri-tjetrin në emër të “nderit” dhe ky mut nderi nuk ngre krye kur duhet ta zbatojmë këtë kod zakonor me ndonjë të huaj?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›