E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ka nisur beteja për Damaskun?

Në Siri, aktivistët thonë se në Damask kanë vazhduar për të tretën ditë me radhë përleshjet mes forcave kryengritëse dhe atyre qeveritare. Këto ditë cilësohen si periudha me luftimet më të rënda që nga fillimi i revoltës kundër presidentit Bashar al-Assad.

Mediat botërore raportojnë pothuajse çdo ditë për nga 150 deri në 200 viktima, kryesisht civilë.

Kryengritësit e Ushtrisë së Lirë Siriane kanë nisur betejën për çlirimin e Damaskut dhe deklaruan se nuk do të ndalen derisa ta pushtojnë qytetin. “Do shkojmë përpara deri në fitore”, është shprehur koloneli Kassem Saadeddine, zëdhënës i kryengritësve. Por Assad nuk po ri duarkryq. Ai ka ri-mbledhur pjesë të trupave të tij në Golan, në kufi me Izraelin dhe i ka dislokuar në Damask.

Videot amatore të publikuara në internet paraqesin banorë të Damaskut, duke iu larguar luftimeve, por këto video nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Ndërkohë, qeveria irakiane i ka bërë thirrje qytetarëve të vet në Siri, shumica e tyre refugjatë, të kthehen pa humbur kohë në vendin e tyre, për t’i shpëtuar dhunës në rritje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›