E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wilders e do Holandën jashtë BE-së

Asnjëherë më parë nuk e ka kërkuar kaq qartë dhe prerazi shkëputjen e vendit të tij bashkësia evropiane, Geert Wilders, populisti i djathtë holandez me Partinë e tij për Lirinë. Jashtë euros, jashtë Bashkimit Evropian kërkon ai dhe e argumenton këtë në një poster elektoral me tone luftarake: "Euro nuk është para, ajo na kushton ne para, Bashkimi Evropian është fatkeqësi për Holandën."

Me insistim të veçantë Wilders u kundërvihet pagesave të mëtejshme në fondin e ndihmave të ashtuquajtura ombrella e shpëtimit të euros. Për këtë arsye, në prill të këtij viti ai refuzoi mbështetjen për kabinetin qeveritar të pakicës, të përbërë nga liberalët dhe demokristianët, duke e çuar kësisoj qeverinë me një lëvizje drejt zgjedhjeve të reja.

Bashkëqytetarëve të vet ai u shpjegon: "Ne duhet të paguajmë miliarda për Greqinë, tani edhe Spanja ka nevojë për mbështetjen tonë, e po kështu edhe Portugalia e Qiproja, ndoshta së shpejti edhe Italia. Banka të falimentuara dhe vende të rrënuara ekonomikisht duhet t'i paguani Ju."

Në bazë të sondazheve të fundit të Institutit holandez Maurice de Hond, partia e Wilders do të mbetej forca e tretë në parlamentin e Hagës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›