E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ka rene numri i ankesave per shkarkime te padrejta"

Komisioni i Sherbimit Civil (KSHC) vlereson se drejtuesit e institucioneve po tregojne me shume kujdes ne respektimin e ligjit per nepunesin civil dhe se ka rene ndjeshem numri i ankesave ne kete institucion per shkarkimet e padrejta nga detyra. Gjate raportimit ne Kuvend mbi punen per vitin 2007, KSHC thekson se per vitin 2007 jane ankuar prane ketij institucioni per shkarkime te padrejta nga puna 380 nepunes, 352 nga te cilat jane shqyrtuar. Ne raport theksohet se numri i ankesave, ne krahasim me dy vite me pare, eshte 50% me i ulet. Shifer kjo e cila cilesohet absurde nga opozita. Numrin me te madh te ankesave te zgjidhura per vitin 2007 e kap Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, ku komisioni ka zgjidhur 150 ankesa nga punonjesit. Kjo per faktin se ankesat nga sektoret e tatimeve dhe doganave kane qene vitet e fundit ne numer shume te madh. Ne favor te nepunesve civil ne 2007-en jane zgjidhur 118 ankesa, ndersa kunder tyre jane zgjidhur 159 ankesa. Ne raport theksohet gjithashtu se nje numer i konsiderueshem ankesash eshte bere nga nepunes te niveleve te ndryshme te administrates, te cilat ne pjesen me te madhe te tyre kishin te benin me pasojat e reformes se nisur ne administrate, qellimi i se ciles ishte rritja e efektivitetit ne pune dhe ulja e shpenzimeve ne buxhetin e shtetit.

Prokuroria s'ka raportuar ne Kuvend

Raporti i radhes i mbetur ende i pa dorezuar e shqyrtuar ne Komisionet e Kuvendit eshte ai i Prokurorise se Pergjithshme per veprimtarine e vitit 2007. Raporti do te mbrohet nga Kryeprokurorja Ina Rama, e cila e drejtoi kete institucion vetem dy muajt e fundit te vitit qe shkoi. Dhjete muajt e pare, institucioni u drejtua nga ish- prokurori i Pergjithshem, Theodhori Sollaku.

Shkarkimet permes shifrave

380 nepunes te administrates shteterore jane ankuar ne Komisionin e Sherbimit Civil per vitin 2007, per shkarkim te padrejte nga puna.

Nga ankesat e bera, KSHC ka marre ne shqyrtim vetem 352 prej tyre

Numrin rekord te ankesave e mbajne nepunesit e Drejtorise se Pergjithshme te Tatim-Taksave qe kane depozituar 150, te ndjekur nga administrata lokale dhe ajo qendrore.

118 prej ankesave te bera jane zgjidhur ne favor te nepunesve civil per shkarkime te padrejta nga puna

159 ankesa jane zgjidhur kunder nepunesve civil


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›