Sulaj: Prokurori i Pergjithshem, jo ne varesi te Kryeministrit
Deputeti i Partise Demokratike, Dashnor Sulaj, deklaroi diten e djeshme se Prokuroria e Pergjithshme duhej te vazhdonte te ishte nje institucion i pavarur, ndonese ne funksiononin e saj kishte vend per permiresime. Sipas Sulajt, nese do te vendosej qe Prokuroria e Pergjithshme te ishte nen varesine e ekzekutivit, atehere do te duhej ndryshimi i shume ligjeve, qe lidhen me funksionimin e saj. Ne lidhje me ceshtjen e emerimit dhe shkarkimit te kreut te organit te akuzes, sipas Sulajt, kishte teori te ndryshme dhe per pasoje duhej te vendosej mes forcave politike nese do te ishte Presidenti apo Kryeministri ai qe do te kishte te drejten e emerimit dhe shkarkimit per Kryeprokurorin. "Ne kemi modelin amerikan, ku Prokurori i Pergjithshem zgjidhet nga Presidenti ose modelin maqedonas, ku zgjidhet nga Kryeministri. Kjo ngelet per t'u diskutuar, por personalisht mendoj se, nese shikohet mundesia qe te trajtohet si pjese e ekzekutivit do te kemi shume akte qe duhen ndryshuar dhe do te kemi probleme te tjera", deklaroi deputeti i PD-se, Sulaj ne nje prononcim per mediat. Sipas tij, reforma ne drejtesi duhet nisur me ndryshimet ne ligjin per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise se Pergjithshme dhe prokurorive te shkalles se pare.
F.M
F.M