Ka vijuar edhe sot në gjykatë dëshmia e penduarit të “Bandës së Durrësit”

Seanca ndaj "Bandës së Durrësit", ka vijuar sërish sot me dëshminë e të penduarit të kësaj bande, Adriatik Coli. Gjatë kësaj seance, e realizuar me dyer të mbyllura për mediat, Coli mësohet se ka dëshmuar lidhur me disa episode kriminale si vrasje të ndodhura vite më parë në Durrës. Kjo është seanca e tretë që zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku bashkëpuntori i drejtësisë, Adriatik Coli ka dëshmuar në procesin për anëtarët e "Bandës së Durrësit". Dëshmia e Colit, cilësohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si një nga provat më të rëndësishme të saj për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të kësaj bande. Prokuroria akuzon si anëtarë të "Bandës së Durrësit", 16 persona, të cilët janë arrestuar në këto katër vitet e fundit në operacione të ndryshme policore, si brenda ashtu dhe jashtë Shqipërisë. Të pandehurit dyshohen se janë autorë të një sërë ngjarjesh kriminale si disa vrasje e trafiqe ilegale të ndodhura para disa vitesh në Shqipëri.
...