Kryeministri Berisha përshendet pjesëmarrësit e Lojërave Olimpike Speciale 2009
Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur sot pjesëmarrësit e Lojërave Olimpike Speciale 2009. Ai u uroi pjesëmarrësve - gjatë një atmosfere të gëzueshme - suksese në këtë aktivitet sportiv mjaft domethënës, ku do të marrin pjesë persona me aftësi të kufizuara. Pak më parë, edhe Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i pat përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit në Lojërat Olimpike Speciale 2009, duke shpallur zyrtarisht përmes ndezjes simbolike të Flakës Olimpike, fillimin e këtyre lojërave.
...