Binjakëzimi i dhomës së tregtisë në Elbasan me rajonin e Pistojës rezulton i sukseshëm

Marrëveshja e binjakëzimit firmosur mes Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë në Elbasan, me homologen e saj në Rajonin e Pistojës,në Itali në fund të vitit 2008 ka rezultuar mjaft i sukseshëm duke dhënë edhe frutet e saj. Kjo marrëveshje bashkëpunimi është realizuar me Konfederatën Nacionale të Artizantit të ndërrmarjeve të vogla e të mesme të rajonit të Pistojës në Itali. Sekretari i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Edmon Popa tha se: " kjo marrëveshje do të vlejë për të pasur një bashkëpunim tregëtar ekonomik dhe tekniko- shkencor. Binjakëzimi me Dhomën e Tregëtisë së Pistojës është i sukseshëm, i cili po i tregon dhe frutet e saj ,në bashkëpunim me biznesmenët e Elbasanit dhe Pistojës, por edhe në fushën e turizmit". Duket se ky bashkëpunim i ka dhënë frutet e saj, pasi shumë bzinesmenë të Elbasanit janë nisur drejt Pistojës ku edhe kanë importuar pemë dekorative, tekstile në veçanti stofra. Nga ana tjetër edhe biznesmenë të këtij rajoni kanë ardhur në qytetin e Elbasanit ku edhe kanë shprehur interes për bimët e thata. "Vlen të theksohet fakti se gjatë stinës së verës, kanë ardhur rreth 100 turistë nga ky rajon të cilët kanë vizituar qytetin e Elbasanit",- deklaron Popa. Mësohet se Drejtuesit e Konfederatës Nacionale të Artizanatit në rajonin e Pistojës, duke u mbështetur tek kjo marrëveshje i kanë kërkuar Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë në Elbasan, që kjo marrëveshje të shtrihet edhe në fushën sociale që ka qyteti i Elbasanit, kryesisht në punësimin sezonal, në rajonin e Pistojës.Dhoma e Tregëtisë së qytetit të Elbasanit është pjesë e zhvillimit ekonomik dhe industrisë në rang qarku.
...