Kabashi injorohet nga Italia, nuk figuron në asnjë skuadër
Më 16 mars të këtij viti Elvis Kabashi shokoi sport dashësit shqiptarë dhe FSHF-në, teksa kërkonte që kjo e fundit të mos e ftonte për të veshur fanellën kuqezi. "Meqenëse unë kam lindur jam rritur dhe formuar në Itali, kam vendosur që të jem pjesë e këtij vendi", - thoshte Kabashi. Por mesfushori juventin as që përfillet nga Federata Italiane e Futbollit. Në listat e ekipeve italiane U-19, U-20 dhe U-21, të cilat janë në aktivitet gjatë këtyre ditëve, Kabashi s'është grumbulluar nga "azurrët", madje s'ka interes për të.