Admir Teli drejt rikthimit në Kombëtare, pritet ftesa
Admir Teli mund të rikthehet në Kombëtare për sfidën e 7 qershorit kundër Norvegjisë në Tiranë. Nisur nga fakti se për këtë ndeshje trajneri De Biazi nuk do të ketë në dispozicion kapitenin Lorik Cana, i pezulluar për shkak kartonësh dhe mungesa e Currit për shkak dëmtimi, si zëvendësues në repartin e prapavijës kuqezi mund të grumbullohet pikërisht mbrojtësi 31-vjeçar. Në fakt, para dy ditësh trajneri italian i Kombëtares udhëtoi në Azerbajxhan, për të vëzhguar nga afër Telin dhe Agollin nga afër.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)