E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kabineti Rama, Nurellari: Premtuese, Basha të mos marrë huqet e Berishës

Kompozimi i qeverisë së re, e cila pritet të marrë detyrën në shtator është premtuese në startin e saj. Ky ka qenë komenti i sekretarit politik të PDIU, Andri Nurellari, ndërsa foli për drejtorin e Informacionit Patrik Ssikaj në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News. Sipas tij mospërpëfshirja në qeveri e ish-Ministrave të Nanos, rritja e numërit të grave dhe përfshirja e shoqërisë civile, janë tre elementët risi të cilët rrisin dhe pritshmërinë për rezultate nga kjo qeveri. Ndërkaq ai nuk ka hezituar të shprehet kundër reagimit të Berishës por dhe kreut të ri të PD Basha, sa i përket komenteve kundër qeverisë së re, duke shtuar se qeveria në ikje duhet të reflektojë mbi gabimet që çuan në një ndëshkim maksimal në 23 qershor, sikundër të mobilizohet për një opozitë të fortë dhe konstruktive.

E shikoj si lajm të mirë, nuk ka asnjë nga Ministrat e Nanos.Ka një përfaqësim më të plotë dhe rrjedhje eletitash, më ka bërë për vete fakti se ka 6 gra në qeverinë e re, ashtu dhe përfshirja e shoqërisë civile. Mendoj se kjo është edhe një taktikë për të mos rënë në gabimet e qeverisë së djathtë, ndërsa Ministrat nga LSI janë pasojë e marrëveshjes që ka me këtë parti. Më duket pa vend komentimi i zellshëm nga qeveria në ikje, është një periudhë ku qeveria në ikje duhet të reflektojë dhe të mësojë edhe nga mënyra e gabuar e të bërit opozitë deri më tani dhe të bëjë një opozitë të denjë. Duket se do kemi një vazhdimësi të opozitës agressive, nuk është mirë të kalohet në këtë lloj ofensive. Mendoj se jemi në mbyllje të tranzicionit, jo se jam shumë entuziast për tranzicionin. Por kemi një ndryshim të kërkesës, por dhe ofertës, kemi dy elemntët, jemi në një metamorfozë. Aktorët politikë duhet të kuptojnë se nuk duhet të vazhdohet me inerci, këtu e kam fjalën e kreut të ri të opozitës që duket se ka marrë huqet e liderit të tij. Qeveria nuk mund të paragjykohet ende pa marrë detyrën.Qesharake janë dhe deklaratat se e majta ka fituar falë personave të inkriminuar në botën e krimit, është një lloj papërgjegjshmërie. Shpresojmë të ketë një reflektim në mënyrën e të bërit të opozitës tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›