E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano: Dite me rendesi te jashtezakonshme historike per Shqiperine dhe per shqiptaret. Prodi: Une mund te ve nje bast tjeter qe Shqiperia do te na habise te gjitheve. Pas ceremonise se celjes z

Nano: Dite me rendesi te jashtezakonshme historike per Shqiperine dhe per shqiptaret.

Prodi: Une mund te ve nje bast tjeter qe Shqiperia do te na habise te gjitheve.

Pas ceremonise se celjes zyrtare te bisedimeve per Marreveshjen e Stabilizim Asocimit midis Shqiperise dhe Bashkimit Europian, Kryeministri Fatos Nano dhe Presidenti i Komisionit Europian Romano Prodi, dhane nje konference te perbashket per shtyp, ne te cilen dhane deklaratat perkatese dhe iu pergjigjen interesimit te medis.

Kryeministri Nano:

Sic e kuptoni kjo eshte nje dite me rendesi te jashtezakonshme historike per Shqiperine dhe per shqiptaret. Jam i lumtur qe pata nderin dhe detyren te cel zyrtarisht procesin e gjate, te veshtire dhe me siguri te suksesshem te negociatave te Shqiperise me BE, per nje stad te ri marredheniesh kontraktore dhe bashkepunimi midis nesh. Jam i lumtur sespe nuk ndihem i vetmuar jo vetem ne spektrin politik, institucional, shoqeror dhe ekonomik, kombetar por edhe sepse ne krahun tim eshte Presidenti i Komisionit Europian z. Ramano Prodi ne krye te delegacionit dhe te ekipeve te negociatoreve te BE qe qysh ne 12 shkurt do te vershojne ne Shqiperi per te punuar se bashku me ne keto detyra te rendesishme te integrimit europian te vendit.
Ju faleminderit !

Presidenti i KE -Prodi

Mbas fjaleve qe tha Kryeministri nuk me mbetet shume per te thene, gjithashtu dua dhe une te shpreh kenaqesine time personale, sepse kjo eshte nje ngjarje qe une e deshiroja, nje ngjarje per te cilen kemi punuar. Kjo eshte nje faze e re jo vetem ne historine e Shqiperise, por edhe ne historine e BE.
Ju faleminderit!

Pas deklaratave, Kryeministri Nano e Presidenti i KE. Prodi iu pergjigjen pyetjeve te gazetareve:

Pyetje –Tva:

Z.Kryeminister cfare i premtuat komisionit europian duke qene se sfidat qe ju presin perpara jane shume te rendesishme.

Kam nje pyetje edhe per z. Prodi:Çfare kerkoni meqenese fusha e hapjes se negociatave eshte shume e gjere,cilat jane sfidat kryesore per Shqiperine? Faleminderit.

Kryeministri Nano:

Me lejoni te them shkurt dhe qarte qe per Qeverine dhe per maxhorancen, per spektrin politik shqiptar, te cilin nuk mund ta perfaqesoj te gjithin, per angazhimet e spektrit parlamentar pro integrimit tashme jane te qarta per opinionin publik. Une u angazhova me bindjen se detyrat i kemi te qarta, se progresi i arritur na lejon te perballojme me me shume pergjegjesi dhe rezultat dobesite e sistemit dhe te kapercejme problematiken qe shqeteson vendin rajonin dhe BE, vecanerisht per te larguar nga realiteti yne informalitetin, korrupsionin trafiqet dhe depertimin e rrjeteve te krimit te organizuar. Ne do te forcojme institucionet, administraten civile do te forcojme sipermarrjen, do te behemi europiane ne sjelljen dhe veprimin tone politik dhe qytetar dhe mbi kete baze do te kurorezojme me sukses negociatat duke dhene prova te aftesive tona per te zbatuar Marreveshjen e Stabilizim Asocimit.

Presidenti i KE-Prodi:

Mbi bisedimet qe patem me Kryeministrin percaktuam perparesi te qarta. Ne luften politike ne funksionimin e shtetit ligjor, ne ligjin elektoral, ligjin per pronat, reformen e sistemit gjygjesor, per te luftuar me efektivitet korrupsionin dhe krimin e organizuar. Keto ishin ceshtjet kryesore, natyrisht ka dhe ceshtje te tjera, por keto ishin kryesoret. Nga ana jone ne jemi te angazhuar te punojme krah per krah qe te bejme te mundur kete trasformim. Mbledhjen e pare do ta mbajme ne 13 shkurt ketu ne Tirane. Pra rruga e perbashket qe kemi perpara reformave, kjo do te realizohet ne baze te bashkepunimit midis te dy paleve.

Pyetje -Top channel:

A u fol ne takimin e sotem per shengenizimin e Ballkanit dhe cfare nenkupton kjo?
Dhe nje pyetje per z. Prodi – A do te shpresojne shqiptaret te levizin lirisht ne Europe, kam parasysh liberalizimin e regjimit te vizave, ku mund te marr nje shembull si Bullgaria dhe Rumania?

Presidenti i KE-Prodi:

Po, po, po.

Kryeministri Nano:

Une besoj se e kuptoni qe shengenizimi i Ballkanit dhe pershirja e Shqiperise ne zonen shengen nuk eshte nje objektiv i negociatave por nje rezultat i progresit, i reformave dhe i provave te gjithaneshme qe Shqiperia, insitucionet dhe shqiptaret do te shfaqin si qytetare europiane ne vendin e tyre. Ajo do te jete rezultat i arritjes se standarteve europiane ne te gjitha aspektet e jetes sone kombetare dhe vecanerisht ne mbrojtjen e lirive dhe te drejtave themelore te njeriut ne funksionimin e insitucioneve demokratike ne funksionimin korrekt te tregjeve dhe te sipermarrjes dhe te largimin nga realitetet tona te veprimtarive te paligjshme dhe kriminale. Une besoj se ju e dini se Qeveria ka pjese te reformave dhe te iniciativave te saj legjislative ne paketen shengen per te sjelle mbrojtjen e identitetit te te drejtave si dhe garancite qe u jepen qytetareve ne vendin e tyre dhe ne levizjen e lire ne nivelet shengen.

Pyetje -Vizion plus:

Tashme qe kemi nje marreveshje jo shume te mire me opoziten, sa mendoni se do te zgjase procesi i asociim stabilizimit me BE, flas per reformat qe keni ndermarre dhe keni premtuar.
Dhe nje pyetje z. Pordi: –Heren e fundit qe keni qene ne Shqiperi keni perseritur fjalen Stabilitet, stabilitet. Cfare fjalesh do te mund te te perseritnit sot per shqiptare?

Kryeministri Nano:

Une besoj se dhe ne vleresimin e opinionit publik nuk mund te kete marreveshje te mire apo te keqe midis forcave politike. Ne rastin konkret ne kete dite te shenuar per te gjithe ne ka vetem nje marreveshje per te respektuar konkurencen demokratike dhe per kontribuar bashkerisht per zhvillimin e reformave institucionale ekonomike dhe per luften e veprimtarive kriminale dhe te palishme qe do te pershpejtoje procesin e perfarimit dhe te asociimit ne BE. Ai qe do te jete me i suskseshem ne kete konkurence demokratike do te gezoje, jam i bindur dhe votbesimin e shqiptareve krahas mbeshtetjes se partenereve europiane.

Presidenti i KE-Prodi:

Nqs donin nje fjale nga une se fjala ime eshte kjo zhvillim, zhvillim, zhvillim, sepse ajo qe ju nenshkruat sot eshte vec se nje parakusht per nje zhvillim te ri te vendit tuaj. Mund t'ju them se ne kemi mjaft besim tek Shqiperia dhe mund t'ju them se gjalleria qe shikon njeriu ketu nuk e sheh ne shume vende te tjera, por ketij vitaliteti duhet t'i vini rregulla sepse vetem ne kete menyre mund te siguroni zhvillim.

Pyetje -Koha jone:

z.Kryeminister duke vijuar pyetjen e meparshme a i permbaheni deklarates tuaj te dy muajve me pare, qe marreveshja e Stabilizim Asociimit do te nenshkruhet brenda qeverisjes suaj, pra brenda vitit 2005?

Per zotin Prodi- Si do ta vleresonit ju Shqiperine ne raport me 5 vendet e tjera te cilat ose e kane nenshkruar marreveshjen ose jane ne pritje te nenshkrimit te saj, flas per vendet e Ballkanit?

Kryeministri Nano:

Nje pyetje e mire per shkak te angazhimeve qe ka marre Qeveria dhe maxhoranca qe une drejtoj, per te pershpejtuar dhe kryer me nje sens konsensusi politik kombetar reformat europiane ne vend ne te gjitha nivelet. Une i permbahem ketij angazhimi perderisa edhe Presidenti i BE Romano Prodi ritheksoi se perfundimi i marreveshjes eshte ne duart e shqiptareve dhe jo vetem te Qeverise.

Presidenti i KE-Prodi:

Mendimi im eshte se kur u niset ishit shume poshte, por ngjitjen e keni bere mjaft shpejt.

Pyetje –Reuter:

Para 5 vitesh ju rrezikuat politikisht si Kryminister i Italise per te ndihmuar kete vend qe eksportonte anarki e emigrante ilegale dhe tani 5 vjet me vone si e shikoni zhvilllimin e vendit tone?

Presidenti i KE-Prodi:

Per mendimin tim rreziku ja vleu. Une erdha ketu megjithese me thane se nuk ishte shume e sigurt, megjithate une erdha ketu sepse isha i bindur sepse nje Shqiperi e bashkuar, e forte, e qete, e sigurt ishte mire jo vetem per vete Shqiperine, por edhe per vete Europen. Prandaj kam kenaqesine qe e kam bere nje veprim te tille dhe me kenaqesi do ta beja perseri dhe mendoj vertet se ky vend ka ndryshuar megjithese nevojiten edhe ndryshime te tjera, por ne kemi rene dakort per keto ndryshime, do te punojme se bashku dhe ne tani, une mund te ve nje bast tjeter qe Shqiperia do te na habise te gjitheve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›