Kryeministri Fatos Nano priti sot ne nje takim te vecante perfaqesuesit e Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan, zotin Riçard Lukaj, president i ketij keshilli dhe zotin Martin Vulaj, Drejtor Ekzekut
Kryeministri Fatos Nano priti sot ne nje takim te vecante perfaqesuesit e Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan, zotin Riçard Lukaj, president i ketij keshilli dhe zotin Martin Vulaj, Drejtor Ekzekutiv. Ata shoqeroheshin ne kete takim nga ambasadori amerikan ne Tirane, zoti Xhejms Xhefri.
Dy drejtuesit e Keshillit, pasi shprehen konsideraten e tyre kryeministrit Nano per viziten e Romano Prodit dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, vleresuan arritjet e gjithanshme te muajve te fundit ne Shqiperi, vleresuan drejtimin pozitiv te klimes politike ne vend dhe rolin e zotit Nano ne keto zhvillime te fundit.
"Shqiperia nuk mund te realizoje axhenden e vet integruese pa kontributin e te gjitheve dhe ne kete kendveshtrim kontributi i shqiptareve qe jetojne dhe punojne ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, vecanerisht i strukturave sic eshte Keshilli juaj i cili ka demonstruar aftesi partneriteti me strukturat shteterore amerikane, per ne eshte teper me vlere" tha Kryeministri.
"Ky bashkepunim ka nevoje te strukturohet mbi nje program konkret veprimi. Per shkak te lidhjeve qe diaspora jone ka ne te gjithe vendet ku jetojne shqiptaret, ne mendojme se bashkerisht do te rrisim edhe me tej rolin tone moderator dhe europianizues" u shpreh zoti Nano.
Gjthashtu Kryeministri me tej ka shtuar "Tashme koha e qendrimeve nacionaliste ka kaluar dhe shqiptaret kane demonstruar se kane nje obkjektiv te perbashket, integrimin ne institucionet euroatlantike. Kudo qe ndodhen shqiptaret po demonstrojne nje fryme moderne dhe kapacitete te larta integruese ne realitetin global. Reformat europianizuese qe kemi marre persiper nuk mund te realizohen pa nje qeverisje gjitheperfshirese ne te gjitha nivelet ku diaspora eshte e mirepritur dhe duhet te kontribuoje".
Ne kete kuader bashkebiseduesit u shprehen per domosdoshmerine e kontakteve te institucionalizuara dhe me te shpeshta qe do te rrisnin bashkeveprimin ne dobi te vendit.