E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kabineti i ri i Greqise ben betimin

Kabineti i ri i Greqise beri sot betimin. Kryeministri grek Jorgo Papandreu e riorganizoi kabinetin e tij per te ndihmuar ne zgjidhjen e krizes se vendit qe ka vene ne rrezik stabilitetin e monedhes se perbashket evropiane. Ministri i Finances Jorgo Papakostantinu mbeti ne postin ndersa u ndryshuan ministrat e Zhvillimit Punes dhe Shendetesise. Ne pergjithesi ky riorganizim nuk ka sjelle shume politikane te rinj ne qeveri.

Ministrat greke e bene betimin ne pallatin presidencial ne nje ceremoni tradicionale para kryepeshkopit Ieronymos.Kryeministri grek Jorgo Papandreu riorganizoi kabinetin e tij ne perpjekje per te zgjidhur me mire krizen e borxheve. Ai sinjalizoi ndjekjen e te njejtes politike fiskale duke lene te pandryshuar ministrin e tij te financave.Me pak se nje vit pasi erdhi ne pushtet Kryeministri Papandreu ndryshoi disa ministra ne perpjekje per te forcuar ministrite qe kane te bejne me zhvillimin ekonomik dhe problemet kronike si shendetesia dhe sigurimet shoqerore. Por ai solli pak emra te rinj ne kabinetin e tij. Zgjedhjet lokale te nentorit detyruan disa nga ndryshimet nderkohe qe tre zevendesministra do te kandidojne per poste por zoti Papandreu shfrytezoi rastin per te bere ndryshime me te gjera. Ndryshimet nuk pritet te ndikojne ne shkurtimin e shpenzimeve dhe rritjen e taksave te kerkuara nga plani i FMN-se dhe BE-se qe shpetoi Greqine nga falimentimi.

Analistet thone se zoti Papandreu u shty nga forca kundershtuese nga njera ane bota e biznesit kerkon vazhdimesi te politikave por nga ana tjeter anketat tregojne se publiku kerkon ndryshime dhe disa ministra jane pare si te pazote.Pasi hyri ne krize pas 16 vjetesh ekonomia e Greqise pritet te tkurret 4 per qind kete vit. Papunesia dhe inflacioni vazhdojne te rriten. Qeveria eshte e shqetesuar per qendrueshmerine sociale ndersa masat shtrenguese do te behen realitet pas veres dhe shume analiste parashikojne trazira ndersa greket kthehen nga pushimet per tu perballur me kohe te veshtira perpara ne dimer.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›