E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rimekembja ekonomike me e forte se parashikimet

Statistikat e rritjes treguan performance me te forte ne Gjermani.Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso thote se ekonomia evropiane eshte duke e marre veten dhe se do te kete nje rritje me te forte sesa ishte parashikuar.Megjithate ai e pranoi gjate fjalimit te pare ne Parlamentin Evropian se mbeteshin ende sfida. Statistikat me te fundit sic u shpreh edhe zoti Barroso tregojne nje rritje edhe me te forte ekonomike. Ne tremujorin e dyte te ketij viti kjo rritje eshte 1 per qind krahasuar me 0.3 per qind qe ishte ne periudhen e meparshme.Shumica e vendeve te BE-se treguan permiresime por statistikat nga Gjermania treguan nje ecuri me te mire. Kjo eshte nje prej arsyeve perse shqetesimi kryesor i tregjeve financiare e ka devijuar fokusin ne dobesine ne Shtetet e Bashkuara.Nese rimekembja e ekonomise ne Evrope do te jete e qendrueshme varet ne mase te madhe se si do te arrije Evropa te perballoje sfidat qe ka sic u shpreh zoti Barroso.Ndoshta sfida me e veshtire eshte qe qeverite evropiane nevojitet qe te zgjidhin problemet qe kane me borxhin.Greqia eshte shembulli qe te vjen i pari ndermend por shume vende te tjera kane borxhe qe jane te paqendrueshme derisa te ndryshohen politikat e taksave apo te shpenzimeve publike. Keto ndryshime perbejne nje sfide politike dhe mbartin edhe risqe qe mund te minojne rimekembjen e shpejte ekonomike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›