E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kabllogramet, Withers: Kam thënë gjithmonë të vërtetën

SHBA- Ish-ambasadori amerikan John Withers u është drejtuar shqiptarëve, dje me një letër të hapur, publikuar nga Top Channel. Zoti Withers, në një letër të hapur, një vit pas largimit nga Shqipëria sqaron pozicionin e tij, në lidhje me publikimet e kabllogrameve të Wikileaks. “Gjatë javëve të fundit në mediat tuaja janë shfaqur kabllograme të pretenduara të Departamenti të Shtetit, të zbuluara nëpërmjet Wikileaks.

Ka pasur vazhdimisht spekulime lidhur me këto kabllograme dhe për fat të keq një pjesë e madhe e spekulimeve kanë qenë çorientuese dhe të pasakta. Tani ju shkruaj me shpresën për të qartësuar një numër keqperceptimesh që janë duke qarkulluar”, - shkruan në letrën e tij, ish-ambasadori. Withers pranon vërtetësinë e brendisë së asaj çfarë është zbuluar përmes kabllogrameve dhe shpjegon deri mënyrën e hartimit te tyre. “Si një ish-diplomat, po aq sa edhe qytetar i vendit jam thellësisht i keqardhur për fenomenin Wikileaks.

Aftësia e diplomatëve, për të folur haptas dhe në mirëbesim me njëri-tjetrin është dhe ka qenë një element thelbësor i profesionit tonë që nga fillimet e tij. Informacioni ynë, përfshi edhe ai mbi Shqipërinë, mblidhet nga një gamë tepër e gjerë burimesh, përfshi edhe nivelet më të larta të qeverisjes”, thekson më tej Withers.
(m.a/GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera Letra e plotë e ish-ambasadorit të SHBA, John Withers

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›