E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli Presidenti do te jete i yni

Kreu i Kuvendit

Ne lidhje me Presidentin e vendit ka pasur dhe nje reagim nga ana e kryeaparlamentares Jozefina Topalli. Ajo ka shprehur nderkohe qendrimin e saj se kreu i ri i shtetit do te zgjidhet nga radhet e mazhorances. Ajo deklaroi se nuk ka nder mend qe zgjedhjen e Presidentit ta lere ne dore te opozites. Duke iu referuar ndryshimeve te Kushtetutes ne prill te 2008 Topalli la te kuptohet se nese kreu i shtetit nuk zgjidhet ne dy raundet e para me vota te cilesuara atehere mazhoranca ne raundin e trete do te votoje emrin qe ajo do te perzgjedhe. Topalli shprehu keqardhje per mosvotimin e opozites ne seancen e se enjtes per ligjet qe kerkonin 3/5 e votave. Sipas Topallit sjellja e opozites rrezikon serish marrjen e statusit te vendit kandidat. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka perjashtuar ne menyre kategorike propozimin per ndryshime kushtetuese te bere nga opozita.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›