E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Legalizimet në Tiranë mbyllen brenda vitit



Procesi i legalizimeve të qarkun e Tiranës do të mbyllet brenda vitit. Deklarata u bë dje nga drejtori i Agjencisë së Legalizimeve për Tiranë, Agim Berisha, i cili deklaroi se procesi është drejt fundit. Gjatë ndarjes së 50 lejeve të legalizimit në qytetin e Kavajës, Berisha tha se procesi po ecën sipas parashikimeve. Njëkohësisht, ai u bëri thirrje qytetarëve që të mbyllin sa më shpejt detyrimet financiare për legalizimin. Çdo qytetar duhet ta likuidojë atë pranë sporteleve të bankës. Pas likuidimit të kësaj fature, paraqitet te noteri përfaqësuesi i ALUIZNI-t dhe qytetari që ka ndërtuar. Bëhet akti noterial dhe pas kësaj mbyllet i gjithë cikli. Agjencia e Legalizimit pasi jep lejen e legalizimit, kryen edhe plotësimin e kartelës së pronësisë, kartelë e cila dërgohet edhe në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Në momentin që qytetarit i publikohet emri në listat e miratuara nga qeveria, atëherë ai shkon e merr faturën e vlerës së truallit pranë zyrave të ALUIZNI-t, dhe pasi kryen pagesën ai duhet të nënshkruajë aktin noterial.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›