Kablloret vjedhin te sigurt ska ndeshkim
Televizionet kabllore anembane vendit ndihen tashme te sigurta se nuk ka ligj qe i ndeshkon kur vjedhin. Vendimet e njepasnjeshme te KKRT-se per nderprerje sinjali gjobitje paralajmerime nuk kane ndryshuar asgje ne mbrojtjen e te drejtave televizive sepse vendimet e KKRT-se shnderrohen ne letra pa vlere kur bien ne duart e organeve qe duhet ti ekzekutojne ato. Drejtorite e Tatim-Taksave ne rrethe justifikohen se nuk kane teknologjine e duhur per te vepruar mbi operatoret televizive ilegale ndersa Keshilli Kombetar i Radiotelevizionit nuk ka ne dore asgje tjeter vec teknologjise qe siguron konstatimin por jo ndeshkimin e shkeljeve.
DigitAlb denoncoi ne fund te javes se shkuar edhe nje here hajdutet e programeve televizive duke i ofruar KKRT-se provat per cdo operator televiziv kabllor qe ka transmetuar ne menyre te paligjshme programet per te cilat te drejtat i ka blere DigitAlb.
MonitorimiMonitorimi i fundit u krye me 29 nentor 2010 dite ne te cilen transmetohej ekskluzivisht nga paketa Supersport ndeshja me e rendesishme e futbollit europian Barcelona ndash Real Madrid.
Edhe pse ne bashkepunim me KKRT te gjithe operatoret televizive kabllore u paralajmeruan se do te ndeshkoheshin ne baze te ligjit nr.8410 date 30.09.1998 Per Radion dhe Televizionin Publik e Privat ne Republiken e Shqiperise ata perseri piratuan.
Monitorimi i televizioneve kabllore u krye ne qytetet Mirdite Lac Kavaje Fier Tepelene Memaliaj Berat e Skrapar. Ne disa nga keto qytete monitorimet u kryen nga afer nga grupet e xhirimit te emisionit Fiks Fare qe kane bere regjistrime te dukshme te piraterise se ketyre kablloreve.
Televizionet kabllore ne keto qytete vazhdojne te piratojne eventet e rendesishme sportive duke e marre sinjalin nga platforma DigitAlb nga Sky Tv Klan Nova etj.
PiratetNe Lac TV kabllor ALTE me pronar Pashk Laskaj piratoi programe te ndryshme dhe ndeshjen e futbollit Barcelona - Real Madrid.
Kete ndeshje e piratoi ne Mirdite TV kabllor Rtv Mirdita me pronar Kastriot Reci.
Ne Kavaje TV kabllor 2 ATV Multivizion vazhdon piratimet e programeve dhe kanaleve te ndryshme te Digitalb si dhe eventet sportive te cilat jane e drejte e platformes DigitAlb. Me date 29 nentor ky TV kabllor piratoi ndeshjen Barcelona - Real Madrid sinjalin e se ciles e merrte nga Supersport 1.
Ne Kavaje TV Kabllor Dardha Multivizion me pronar Ardian Dardha i cili shihet ne fshatrat Luz i Madh Luz i Vogel Vorozen e Curum piraton rregullisht kanalet e platformes satelitore DigitAlb dhe ndeshjet e kampionateve te ndryshrne te futbollit. Edhe ky televizion e vodhi nga Supersport 1 superndeshjen e kampionatit spanjoll.
Ne Fier TV kabllor Kombi vazhdon te piratoje rregullisht kampionatet e ndryshme te futbollit sinjalin e te cilave si gjithmone e merr nga SKY dhe DigitAlb.
TV kabllor Intelmedia vazhdon gjithashtu pa ndalim te transmetoje ne Fier programe te vjedhura nga SKY dhe DigitAlb.
Ne Tepelene TV kabllor Tepelena Sat me pronar Dritan Memushin piratoi me 29 nentor ndeshjen e futbollit Barcelona ndash Real Madrid ne Memaliaj kete ndeshje e vodhi TV kabllor APT me pronar Elton Thanasin.
Ne Berat TV kabllor Lapardhaja me pronar Shaban Merkaj vazhdon te piratoje programet e Digitalb edhe pse KKRT ka nxjerre urdher bllokimi.
Nderkohe edhe TV kabllor Corovoda me pronar Luftar Dervishin vazhdon te shese ne Skrapar programe dhe kanale te platformes DigitAlb edhe pse per kete subjekt jane bere ankesa te njepasnjeshme nga DigitAlb.