E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes rritet me 20-50 cmimi i bukes

Bukepjekesit e justifikojne kete me faktin e rritjes se cmimit te miellit ne tregjet e vendit

Ditet e fundit konsumatoret ne Kukes jane perballur me rritjen e cmimit te bukes nje rritje qe pritej te ndodhte qe prej disa muajsh ashtu sic ka ndodhur ne rrethet e tjera te vendit.

Tregu i Prizrenit i cili ndodhet vetem pak kilometra larg Kukesit per shkak te lehtesive te furnizimit nga Tirana pas ndertimit te autostrades beri qe te ruhej nje lloj stabiliteti te cmimi i bukes por edhe te produktet e tjera te konsumit te perditshem. Por se fundmi duket se edhe ky bast deshtoi pasi gjate kesaj jave eshte regjistruar rritje e cmimit te bukes nga 20 deri ne 50 duke e shtrenjtuar edhe me shume koston e jeteses kryesisht per shtresat e varfra. Keshtu nje masive 700 grameshe qe njihet gabimisht nga konsumatori edhe si buke njekilogrameshe nga 70 leke qe kushtonte dje sot kushton 80 leke buka 400 grameshe nga 50 shkon ne 60 leke buka panine per hamburger nga 10 ne 15 leke ndersa buka e misrit mbetet ne cmimin e meparshem 50 leke per nje buke.

Shkaku

Faktori qe ka ndikuar ne rritjen e cmimit te bukes sic argumentojne bukepjekesit justifikohet me rritjen e cmimit te miellit ne tregjet e vendit dhe ne tregjet e huaja me rritjen e cmimit te energjise elektrike te druve te zjarrit e keshtu me radhe. Nje bukepjekes ne lagjen numer 5 tha se qe prej dy muajsh ai e kishte shitur buken me te njejtin cmim pa e rritur ate.

Nuk kemi mundesi te ruajme cmimin e deritanishem kemi punuar me kosto duke shfrytezuar gjendjen ne magazina por ne po shohim se kudo cmimet e miellit kane pesuar rritje dhe vendosem te llogarisim fitimin tone edhe pse konsumatoret tani na shohin shtrember sikur ne jemi fajtore tha ai. Bukepjekesi tha se tregu i Prizrenit kishte ndihmuar qe te ruhej nje cmim i arsyeshem deri ne javet e fundit por duket se edhe atje mielli ishte shtrenjtuar.

Nje kv miell aktualisht ne tregun e Kukesit kushton 5 mije leke te reja ndersa me pare kushtonte 4 mije leke. Ky eshte cmimi i miellit jo vetem ne magazinat e Tiranes por edhe ne rrethet e tjera te vendit.

Pasojat

Cmimi i dhene ka ndryshimet e rastit sipas cilesise por ai mund te zbrese deri ne 4.500 leke per 1 kv ndersa mesohet se rritja e cmimit te miellit ka perfshire edhe magazinat e medha te shumices ne Kosove dhe pertej saj. Rritja e cmimit te bukes ne Kukes shihet si nje hap drastik te cilin u eshte dashur ta ndermarrin vete tregtaret. Nje qytet me rreth 50 familje ne skemen e ndihmes ekonomike parashikohet te zhytet edhe me shume ne varferi dhe skamje. Pergjegjesi i ndihmes ekonomike ne bashki Sami Elezi tha per gazeten Shqip se ne qytet 1820 familje perfshihen ne skeme e ndihmes nga shteti pasi futen ne rrezen e mjerimit te thelle dhe keto familje qe perbejne rreth gjysmen e popullsise perfitojne nje shume teper te vogel per te mbajtur frymen gjalle.

Nje familje me 5 apo 7 pjesetare perfiton deri 6500 leke ne muaj si ndihme te plote ndersa shumica e familjeve te skemes perfitojne pavaresisht numrit te personave vetem gjysmen e kesaj shume tha ai.

Drejtuesi i ndihmes se bashkise pohon se kjo ndihme nuk eshte aspak e mjaftueshme por kaq i jepte ligji dhe se njesia vendore po perpiqet qe permes programeve te ndryshme te ndihmoje ne punesimin e njerezve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›