Kabrini ne Tirane, si trajner i kombetares
Aranit Muraci
Nje ish-lojtar i shquar i viteve '80, qe mban titullin e Kampionit te Botes eshte gati qe te ulet ne stolin e kombetares shqiptare. Antonio Kabrini, nje emer shume i njohur i futbollit italian, qe pak kohe me pare drejtoi ekipin kombetar te Sirise, me kombetaren e se ciles fitoi boterorin 82', i njohur gjeresisht nga tifoze te shumte te vendit tone, qe e kane ndjekur ne ato vite boterorin, eshte me prane stolit kuqezi. Kabrini udhetoi dje drejt Tiranes dhe pritej te takohej ne darke me presidentin e FSHF-se, Armando Duka, per te konkretizuar marreveshjen. Nderkohe behet e ditur se menaxheret kane folur me pare dhe kane paraqitur detajet e kontrates se propozuar prej FSHF-se dhe nga Italia ish-kampioni i botes i ka pranuar paraprakisht. Paleve iu mbetej qe te diskutonin per detaje, te cilat burime te sigurta theksojne se nuk mund te ndikojne qe palet te prishin ecurine e deritanishme te bisedimeve. Pas largimit te holandezit, Ari Han, Duka eshte takuar me nje numer te konsiderueshem trajneresh, qe shiheshin si kandidate te mundshem per postin e trajnerit. Dy kroate, Branko Ivankovic dhe Ilija Loncarevic, ishin prane kombetares sone, pas bisedimeve te para. Ivankovic refuzoi ne fund nje oferte te majme te kuqezinjve, duke zgjedhur nje klub arab. Sakaq eshte biseduar kohet e fundit edhe me Loncarevicin, por nuk ka pasur asgje konkrete as me kete te fundit. Nuk deklarohet zyrtarisht se me kroatin Loncarevic marreveshja eshte prishur, por emri i tij nuk ka qarkulluar pas sinjalit qe dha Kabrino nga Italia. Para se te zyrtarizohet emri i ri, i cili nuk do te vonoje me shume se dy dite, trajneri Duka ka takuar pas miqesores me Milanin edhe nje kandidat tjeter. Kabrini lindi ne Kremona, Lombardi. Ai beri debutimin profesional me Kromenezen ne vitin 1973 dhe dy sezone me vone kaloi me Atalanten ne Seria B. Por vetem pas nje sezoni ai do t'i bashkohej Juventusit, ekipit legjendar, me te cilin do te kalonte pothuajse te gjithe karrieren e tij futbollistike. Me Juventusin ai fitoi gjashte here titullin kampion ne Seria A, dy here Kupen e Italise, nje Super Kupe, nje Lige te Kampioneve, si dhe Kupen UEFA. Ai luajti 352 ndeshje ne Seria A dhe shenoi 35 gola. Ne vitin 1989, pasi kishte luajtur 13 sezone me klubin legjendar te Juves, ai iu bashkua Bolonjes per ta mbyllur tek kjo skuader karrieren e tij futbollistike. Kabrini njihet me nofken Bell'Antonio ("Antonio bukuroshi"), per shkak te popullaritetit dhe faktit se ka qene nje nder lojtaret me simpatike te kohes se tij. Cilesite e larta teknike dhe fizike e shnderruan Kabrinin, ne nje prej mbrojtesve me te mire qe ka luajtur ndonjehere per ekipin kombetar te Italise.
Karriera e Kabrinit trajner, me pak e njohur
Kabrini nisi profesionin e trajnerit ne vitin 2000 me Arexon ne Seria C-1, duke zevendesuar, Serse Kozmin. Me tej ai drejtoi ekipin e Krotones ne Seria B dhe nuk qendroi gjate. Piza dhe Novara Kalcio ishin klubet e tij te fundit, me te cilat nuk arriti rezultate te kenaqshme. Kabrini ne shkurt te vitit 2008 u largua nga drejtimi i kombetares se Sirise, ku qendroi nje vit. Kombetarja shqiptare pritet te jete destinacioni i radhes.
Kandidatet e fundit te kombetares para Kabrinit
Ilia Loncarevic, trajneri kroat dhe Peter Pakult qe drejton Austrine e Vjenes, kane qene emrat e fundit qe ka takuar presidenti i FSHF-se Armando Duka. Kroati ndoqi edhe ndeshjen miqesore, Shqiperi-Milan. Por asnjeri nga trajneret nuk ka marre persiper te arrije ndonje objektiv konkret, duke ngrire diskutimet e metejshme. Me Kabrinin pritej qe te mbylleshin bisedimet sipas parashikimeve. FSHF i ka fshire keto dy dite, te gjithe emrat e tjere.