Huliganet, incidente ne finalen e Romes
Autoritetet italiane po marrin masa, qe finalja e Liges se Kampioneve, e cila do te luhet ne Rome, me 27 maj, te mos shoqerohet me incidente, ne fushe. Sipas "La Republica" tifoze ultras te Romes dhe te Barcelones po bashkepunojne, per te zhvilluar trazira, ku synohet te sulmohen tifozet e Mancester Junajtid. Frika se mos percillet me trazira, ndeshja me e rendesishme e "Champions", ka vene ne gatishmeri autoritet italiane. Stadiumi "Olimpik" ne Rome eshte shquar per dhune, sa here qe aty kane luajtur ekipet angleze. Tifozet e Mancester Junajtid gjate sezonit te kaluar, ne ndeshjen qe ekipi i tyre zhvilloi ndaj Romes, jane perleshur me tifozet e ekipit italian. Edhe tifozet e Arsenalit jane perballur me probleme te tilla, ne fillim te ketij sezoni. Finalja e Romes eshte ne kercenim, dhe UEFA po bashkepunon ngushte me autoritetet italiane, qe te shmanget cdo rremuje te mundshme. Barcelona dhe Mancester Junajtid do te ndajne trofeun e vitit, ne nje finale qe pritet te shihet gjeresisht.