E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zlatan Ibrahimovic, drejt Barcelones

Ylli i kampionatit italian, i cili ka shenuar 21 gola ne Seria A, i ka te gjitha mundesite qe te arrije nje marreveshje me Barcelonen. Bomberi i Interit, Zlatan Ibrahimovic eshte kerkuar per nje shume rekord ne tregun e trasnferimeve, por jo vetem kaq, pasi Interi do te perfitoje edhe sherbimet e Samule Etos, ne nje mega-ujdi. Sipas medieve spanjollet dhe atyre italine, lojtari i kombetares se Suedise deshirohet me cdo kusht nga presidenti i Barcelones, Joan Laporta. Gjithsesi, eshte thjesht ceshtje kohe, per te siguruar nese mes paleve do te lidhet apo jo nje kontrate. Burime zyrtare, prane klubit te Barcelones shprehen se ekipi eshte interesuar qe te kete ne perberje edhe sulmuesin e Interit. Sakaq cmimi i larte qe eshte afruar per te blere kartonin e tij, veshtire se do te ndikoje negativisht per t'u arritur nje marreveshje e mundshme mes paleve. Agjenti i Ibrahimovicit ka vrapuar per te diskutuar me klubin katalanas. Por klubi i Interit mund te jete pengese, per largimin e "Ibras". Me pare drejtuesit e Interit kane publikuar edhe cmimin qe do te pranohet, per shitjen e suedezit. Nje oferte prej 100 milione eurosh do te pranohet prej zikalterve qe te larojne sulmuesin me te mir, per momentin ne Seria A. Barcelona ka vendosur edhe nje page vjetore, per Ibrahimovicin, qe do te jete 9 milione euro ne vit. Ibrahimovic do te paguhet edhe me mire se Lionel Mesi, qe perfiton aktualisht rreth 8 milione euro. Ibra deklaroi pak kohe me pare, se e ardhmja e tij do te jete larg Italise, pas pese sezoneve ne Seria A. Nese Barcelona do t'i pergjigjet edhe kerkesave te Masimo Maratit, sipas rrjedhes se ngjarjeve, Ibra do te jete pjese e ekipit me ne forme per momentin, ne kontinent.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›