E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozet kontestojne himnin e Spanjes

"I ftuari i pa deshiruar", ne mbremjen e se merkures ne "Mestaja", ku eshte kurorezuar Barcelona me Kupen e Mbretit. Ne prani te mbretit te Spanjes, Juan Karlos, si tifozet e Atletiko Bilbaos, edhe ata te Barcelones kane fishkellyer himnin e Spanjes, gjate fillimit te ndeshjes. Kurioziteti shkon edhe me larg, kur televizioni spanjoll nderpreu lidhjen direkte, duke dhene vetem pamje te tifozeve te Barcelones dhe te Bilbaos, pa asnje zhurme. Pas ndeshjes drejtuesit e televizionit jane justifikuar per nderprerjen e ndeshjes, duke perdorur termin "gabim teknik". Dihet se Bilbao dhe Katalonja jane dy krahina, ku secila kerkon pavaresine prej Spanjes dhe ka pasur shpesh probleme. Vazhdimisht ato shfaqen edhe ne stadiume, ku tifozet shperthejne dhe ngjarje te pakendshme, si ne rastin e fundit. Barcelona fitoi trofeun, duke mundur thelle Bilbaun, 4-1. Djemte e Guardioles jane shume prane fitimit te titullit, si dhe kerkojne qe te fitojne edhe finalen e "Champions" , per te mbyllur nje sezon te shkelqyer.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›