E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kabul: Drejtuesit e NATO-s me plan për krerët lokal

Komandantët më të lartë të forcave të NATO-s dhe atyre amerikane në Afganistan kanë rekomanduar që t'u jepet më shumë pushtet udhëheqësve lokalë, përfshi disa ish drejtues të talibanëve. Rekomandimi synon në uljen e shkallës së dhunës në vend. Gjenerali David McKiernan tha se propozimi i tyre është në duart e ministrave afganë dhe po diskutohet mundësia e krijimit të një këshilli fisnor të drejtuesve lokalë që do mbështeten nga organizatat perëndimore që merren me projekte ndihme dhe zhvillimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›