Spanjë, Asambleja e NATO-s, rezolutë për Kosovën
Valencia (start)- Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar sot një rezolutë, e cila kërkon shtrirjen e misioni civil evropian EULEX, në të gjithë territorin e Kosovës. Rezoluta e titulluar, Në rrugën e mbarë drejt Kosovës, parasheh shtrirjen e këtij misioni në të gjithë hapësirën territoriale të shtetit të ri. Asambleja u mbajt në Valencia të Spanjës, ku ka marrë pjesë edhe një delegacion nga Kuvendi i Kosovës, i kryesuar nga Xhavit Haliti, i cili ka kërkuar mbështetje nga Asambleja për hartimin e një plani që do t’i mundësonte Kosovës integrim sa më të shpejtë në NATO.