Fernando-Torres lojtari me i mire i Anglise
Sulmuesi i Liverpulit, Fernando Torres është zgjedhur si futbollisti më i mirë i vitit në Premier League. I pagëzuar si "El Nino" dhe i ardhur në ishull vetëm në vitit 2007, lojtari spanjoll ka shënuar 33 gola vetëm në sezonin e tij të parë në "Anfield Road" duke marrë çmimin prestigjioz.
Fernando Torres ka mundur emra të tillë si Kristiano Ronaldo i cili me të gjitha gjasat do të marrë Topin e Artë këtë vit. Ndërkohë trajneri më i mirë i vitit në kampionatin anglez është zgjedhur numri 1 i stolit të Evertonit, Dejvid Mojes. Nga votimet në Angli u pa se ishin shije të tjera në krahasim me pjesën tjetër të kontinentit të vjetër. Fernando Torres po insirpon Liverpulin drejt një fushate me sukses në kampionat ndërsa me kombëtaren spanjolle fitoi titullin në Euro 2008