E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta kundër planit të Ban Ki Mun

Rrjeti i organizatave joqeveritare në Kosovë për sot ka organizuar një protestë me moton "Demonstro për Kosovën sovrane dhe të pavarur dhe kundër 6 pikave!". Protesta do të filloj nga ora 12 dhe demonstruesit do të përshkojnë trajektoren në formë të shkronjës S, që simbolizon sovranitetin e Kosovës. Protesta e cila do të filloj në mesditë pritet të jetë masovike pasi që shumica e qytetarëve janë deklaruar kundët këtij plani për shtrierjen e EULEX-it i cili anashkalon Kushtetutën e Kosovës dhe Planin e Ahtisarit. Qëllimi i protestës është mbrojtja e Kosovës së pavarur dhe sovrane dhe refuzimi i çdo iniciative për negociata të reja për statusin e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›