Kabuli nën sulm, goditen parlamenti, NATO, ambasadat
Të tjera rreth shkrimit VIDEO | FOTO - Sulmi taleban Berisha mbyll vizitën sekrete në Afganistan
KABUL - Shkëmbime zjarri të vazhdueshme dhe shpërthime po trondisin Kabulin, në atë që duket si një sulm i koordinuar i talebanëve.
Njoftimet flasin për goditje në shtatë pika të kryeqytetit. Kështu, është qëlluar me raketa godina e parlamentit, ndërkohë një shtëllungë tymi shihet të ngrihet nga zona e ambasadave, dëshmitarët thonë se po digjet ambasada gjermane. Është sulmuar edhe shtabi i NATO-s në Kabul dhe ka luftime në disa zona të qytetit.
Një korrespondent i Al Jazeera shtoi se nën sulm ka qenë edhe një garnizon i ISAF në periferi të Kabulit, ku ushtarët turq dhe grekë që shërbejnë atje janë konfrontuar me talebanët.
Luftimet duket se janë në vazhdim e sipër dhe informaconet që po përcillen nga Kabuli janë ende të paplota. Talebanët kanë marrë përsipër sulmet dhe deklaruan se kjo është nisja e ‘ofensivës së pranverës’. (Në përditësim)
ORA 14:37 VAZHDON BETEJA NE KABUL
Vazhdojnë shkëmbimet e zjarrit në pjesë të ndryshme të Kabulit, ndërkohë është goditur me tre raketa edhe ambasada japoneze, askush nga personeli nuk është plagosur.
Burime spitalore në Kabul thonë se ka 5 të plagosur mes policëve dhe ushtarëve afganë.
Policia dhe ushtria afgane janë deri tani duke e përballuar të vetëm sulmin taleban, ndërkohë që qendra e komunikimeve për media e ISAF tha se trupat e NATO-s janë të gatshme të ndërhyjnë vetëm nëse paraqitet nevoja.
Sulmet talebane janë shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit si në Helmand dhe Herat.
ORA 13:40 SULMOHEN AMBASADA AMERIKANE DHE BRITANIKE
Njoftimet e fundit nga Kabuli flasin për vazhdim të shkëmbimit të zjarrit pranë dhe rreth ambasadës amerikane. Në tuiter, një dëshmitar po shkruan se raketat bien si shi mbi ambasadën britanike. Hoteli Kabul Star, i marrë nga talebanët, po shërben si bazë për goditjen e ambasadave me raketa RPG.
Gazetarja e Reuters në Kabul Ami Ferris-Rotman shkruan në tuiter: “Nëse ky është fillimi i ofensivës së pranverës, unë trembem të mendoj çfarë do vijë më pas”.
ORA 12:50 SULMUESIT MARRIN GODINA NE QENDER
CNN njofton se talebanët që po kryejnë sulmin në Kabul kanë marrë nën kontroll hotelin Kabul Star, në qendër të qytetit, shumë pranë misionit të OKB-së dhe pallatit presidencial.
(Në përditësim)
(ep/shqiptarja.com)