Pas puçit, përpjekje për formimin e qeverisë në Guinea-Bissau

Në një deklaratë, komanda e vetë-shpallur ushtarake ka urdhëruar fillimin e takimit politik dhe ka thënë se qeveria e unitetit kombëtar që do të rezultojë nga këto bisedime, do të jetë qeveri e tranzicionit.
Udhëheqësit e grusht-shtetit thanë se kanë rrëzuar qeverinë civile, për shkak të një marrëveshjeje sekrete mes Guniea-Bissuat dhe Angolës, që autorizonte autoritetet në Luanda të ndërmerrnin veprime kundër forcave ushtarake të Guinea-Bissau. Nuk kishte shpjegime të tjera ose konfirmim për një marrëveshje të tillë me Angolën.
Rrugët e kryeqytetit, Bissau, ishin të qeta dhe ushtarët po ruajnë ndërtesat publike.
Transmetimet e radios publike u ndërprenë dhe nuk ka shumë informacione rreth dy figurave kryesore politike të ndaluara në fillim të grusht-shtetit, ish-kryeministrit Carlos Gomes, si dhe presidentit të përkohshëm dhe kandidatit presidencial, Raimundo Pereira, i cili ishte në epërsi.