E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaçin: Bojkoti i Tadiç për shkak të Kosovës, i pakuptim

BEOGRAD- Vendimi i presidentit serb, Boris Tadiç për të bojkotuar ngjarjet ndërkombëtare për shkak të Kosovës nuk ka sens, ka thënë raportuesi i BE-së për Serbinë, Jelko Kacin në një intervistë të botuar sot në gazetën beogradase Danas.

“Me këtë veprim Tadic dështoi në qëllimin e tij (nëse këtë ka pasur ndërmend) të ndëshkonte Obamën, gjithashtu i dërgoi një sinjal të gabuar Polonisë” – tha Kacin.

Polonia merr presidencën e radhës së BE, në gjashtë mujorin tjetër, që nis nga 1 korriku dhe gjatë kësaj kohe Serbia shpreson që zyrtarisht të njihet si vend kandidat për anëtarësimin e BE-së.

“Mendoj se nuk ka kuptim të argumentosh nëse Polonia duhet, apo nuk duhet të ftojë dikë si mik” – ka thënë Kacin duke theksuar se “Serbia duhet të kuptojë se marrëdhëniet e mira me Kosovën janë në interes të Serbisë.

Javën e kaluar, Tadiç hoqi dorë nga pjesëmarrja në një samit në Varshavë, në të cilin mori pjesë edhe Presidenti amerikan, Barak Obama, pasi edhe Kosova ishte e pranishme aty përmes presidentes së saj, Atife te Jahjaga. Gjithashtu Tadiç bojkotoi dhe takimin në Romë, me rastin e 150 vjetorit të krijimit të republikës së Italisë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›