Tahiri takime në ministrinë e Jashtme të Greqisë
PRISHTINË- Gjatë qëndrimit në Athinë, zv/kryeministrja kosovare Edita Tahiri është pritur në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, ku në takimin me drejtorin politik në këtë ministri, ambasadorin Typhon Paraskevopoulos, falënderoi shtetin grek për angazhimin pozitiv për Kosovën dhe stabilitetin e rajonit.
Sipas njoftimit të dhënë sot nga zyra e shtypit e qeverisë kosovare, zv/kryeministrja Tahiri foli për përparimet në Kosovës në ndërtimin e shtetit demokratik dhe sovran, si dhe reformat e thella që ka ndërmarrë qeveria me prioritet për sundimin e ligjit, zhvillimin e ekonomisë së tregut dhe të mirëqenies së gjithë qytetarëve të Kosovës. Palët po ashtu vlerësuan progresin e dialogut teknik mes Kosovës dhe Serbisë si një kontribut për paqen dhe stabilitetin e rajonit, fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe u vlerësua roli i BE-së për ndërmjetësimin e këtij dialogu.
Zv/kryeministrja Tahiri zhvilloi një takim me Ambasadorin Haralampos Dimitriou, Drejtor për Evropën Jug-lindore në Ministrin e Punëve të Jashtme Greke dhe udhëheqësit e departamenteve të Ballkanit perëndimor, ku u diskutuan mundësitë konkrete të bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes dy vendeve. Një pjesë e bisedës u fokusua në rrjedhat e dialogut teknik dhe rolin konstruktiv të palës së Kosovës në këtë dialog.
Tahiri mori pjesë edhe në darkën me përfaqësues të biznesit grek që janë angazhuar në Kosovë, por edhe me biznesmenë potencialë që mund të inkuadrohen në të ardhmen.
(m.a/BalkanWeb)