SHBA, papunësia 9.1 %
Nga Express më 04 qershor 2011 në ora 22:50
Një ndalim i ashpër dhe i papritur i tregut të punës është regjistruar në muajin maj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë që mes amerikanëve të ringjallet frika për një rënie të dytë në recension.
Sipas medieve amerikane, muajin e kaluar ishin krijuar 54 mijë vende të reja pune, krahasuar me 232 mijë që ishin krijuar një muaj më parë.
Ndërsa shifra e papunësisë është rritur në 9.1 për qind, nga 9 për qind që ishte në muajin prill, duke shënuar nivelin më të lartë të vitit.