Peshëngritje, Hoxha, trajneri i kombëtares

Peshëngritja shqiptare, me tre sportistë të kualifikuar me normë të kualifikuar në Lojërat Olimpike "Pekin 2008" (Qerimaj, Trasha, Begaj) do të ketë një trajner të ri të ekipit kombëtar. Sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Esat Ademi, do të jetë Petrit Hoxha, i cili edhe më parë ka qenë në këtë funksion (1986-1998) përpara se të sistemohej në Gjermani.