Mile, preferenca e parë Teuta

Sulmuesi Vangjel Mile, i cili u huazua nga Dinamo te Teuta për pjesën e dytë të sezonit të kaluar, pohoi se preferenca e parë e tij mbetet skuadra durrsake. 21-vjecari, së bashku edhe me mesfushorin Ilirjan Caushaj dha një kontribut të jashtëzakonshëm në mbijetesën e Teutës (8 gola) dhe është ambientuar plotësisht me ambientin e "Niko Dovanës". Për beratasin Mile interesohet edhe Lushnja.