E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volej, Shqipëria humbet 3-0 me Slloveninë

Kombëtarja shqiptare e femrave në volejboll, pas fitores në ditën e parë kundër Moldavisë (3-1), humbi takimin e dytë me Slloveninë vendase me rezultatin e pastër 3-0 në Maribor të Sllovenisë, në ndeshjet për eliminatoret e kampionatit europian.
Gjithsesi, ndeshja ka pasur rivalitet të madh dhe këtë e dëshmojnë edhe shifrat e përfundimit të seteve: 25-22, 27-25 dhe 3-0. Formacioni "Gorenxa-Gurabardhi" do të ndeshet sot me Cekinë, që nga ana e saj i ka fituar dy takimet e saj: me Slloveninë 3-1 dhe Moldavinë 3-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›