Kacin: Bogradi të vijojë bisedimet me Kosovën
BEOGRAD- Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian Jelko Kacin, i ka bërë thirrje Beogradit që të rinisë sa më parë bisedimet me Prishtinën, ndërkohë që theksoi se Serbia me qëndrimin e fundit po tregon se nuk i intereson statusi i vendit kandidat raporton Radio Europa e Lirë.
“Ai që është larguar nga bisedimet, duhet të kthehet sa më parë. Komisioni Evropian më 12 tetor do të lëshojë rekomandimin, i cili do të shkojë huq, nëse Serbia me veprimet që po ndodhin aktualisht, tregon se nuk i intereson statusi i vendit kandidat”,- theksoi Kacin.
Zyrtari serbe pohoi se zgjidhja e cështjes së Kosovës është në interes të të gjithëve ndërkohë theksoi Serbia nuk i ka të qarta prioritetet e saj.
Sipas tij, zgjidhja e situatës në Kosovë është interes i Serbisë, ndërsa Serbia, siç tha ai, nuk i ka të qarta prioritetet e saj.
“Statusi i kandidatit është në pëllëmbë të dorës, ndërsa prioritetet e Serbisë sikurse janë të tjera”,- nënvizoi Kacin.
Raportuesi i Parlamentit Evropian ka shprehur besimin në institucionet ndërkombëtare në veri të Kosovës, duke thënë se të gjitha vendimet dhe veprimet e KFOR-it e të EULEX-it janë transparente.
(e.m/BalkanWeb)