Topi: Kisha Katolike kontribut për bashkëjetesën fetare
TIRANE- Presidenti i vendit Bamir Topi ka rezervuar një pritje të vecantë anetarëve të këshillit të konferencave Ipeshkvnore të Europës, njeherazi pjesmarrës të asamblesë plenare të Presidentëve të Konferencave Ipeshkvnore të Europës, e cila në jubileun e 40 të saj zhvillohet në kryeqytetin shqiptar. Në fjalën e tij përshëndetëse Kreu i Shtetit shqiptar ka vlerësuar lart kontributin e Kishës Katolike gjatë të gjitha etapave të historisë vecanërisht në vendosjen e një klime paqësore mes besimeve në Shqipëri.
“Kam kënaqësinë e madhe të konstatoj se Kisha Katolike Shqiptare ka dhënë një kontribut të vecantë gjatë etapave të zhvillimit të historisë së vendit tonë, në ruajtjen e integritetit të vendit, në konsolidimin e pavarësisë dhe ngritjen e shtetit. Por kontributi më i madh mbetet vendosja e një klime paqësore dhe bashkëjetese mes besimeve në Shqipëri, si një pasuri e madhe kombëtare, që është ruajtur dhe trashëguar në breza nga krerët e komuniteteve fetare në vendin tonë”, tha Topi.
Duke vënë në pah vleren e madhe te organizimit te nje eventi te tille ne dobi te aspiratave europiane te shqiperise, Kreu i shtetit, kerkoi mbeshtejen e vatikanit ne rrugen e integrimit europian, ndersa ftoi per vizite ne vendin tone papa benediktin e 16.
“Më lejoni që përmes jush t’i dërgoj përshendetjet dhe konsideratën time më të lartë shenjtërisë së tij Papa Benediktit 16 si edhe të rikonfirmoj ftesën që të vizitojë Shqipërinë në një të ardhme të afërt”, vijoi Topi.
Presidenti në detyrë i këshillit të konferencave Ipeshkvnore të Europes Kardinali Peter Erde në emër të më shumë 80 pjesmarrësve të asamblesë ka falenderuar Presidentin Bamir Topi për pritjen dhe mbështetjen e rezervuar në realizimin e aktivitetit që cilësohet si nga më të rëndësishmit për besimin kristian.
“Shqiptarët e kanë pranuar ungjillin që nga fillimi i, prandaj kisha është e pranishme në Shqipëri prej më shumë se 1800 vitesh dhe është pjesë gjithëpërfshirëse e kulturës së këtij populli, sikurse shihet përmes dëshimsë së shenjtëve të mëdhenj dhe personazheve të besimit. Më lejoni të kujtoj në vecanti të lumen Terezë të Kalkutës, të cilën shumë prej nesh kanë pasur rastin ta takojnë personalisht dhe që ka qënë gjithmonë krenare për vendin e vetë. Shohim me gëzim marrëdhëniet e mira mes udhëheqësve të ndryshëm fetar”, tha Kardinali Peter Erde.
Asambleja plenare e Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Europës e cila po zhvillohet për të parën herë në Tiranë përkon edhe me 20-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Vatikanit.
(m.a/News24/BaqlkanWeb)