E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau shokun për borxhin,në gjyq Stiljan Korabi

30/09/2011  Ngjarja e rëndë tek Xhamlliku

TIRANE-Stiljan Korabi, i riu që ekzekutoi me thikë shokun e tij, është marrë i pandehur dhe se dosja në ngarkim të tij, i ka kaluar për shqyrtim gjyqësor, gjykatës së Tiranës. Nga hetimet paraprake rezulton se i pandehuri ka qëlluar me thikë shtetasin Artan Këllezi, pasi motiv i ngjarjes mësohet se ka shërbyer një borxh financiar që viktima i kishte autorit të krimit. Veprimet hetimore kanë zbardhur dhe dinamikën e plotë të vrasjes së ndodhur në zonën e Xhamllikut, ku sipas Prokurorisë viktima Këllezi dhe i pandehuri Stiljan Korabi kanë qenë shokë me njëri-tjetrin. Ditën e krimit ata janë takuar në një lokal “Lloto Ibet”, ku pasi kanë biseduar gjatë, i pandehuri ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar disa herë për vdekje Artan Kellëzin. Pas kryerjes së këtij krimi, i pandehuri është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por më pas është bërë lokalizimi dhe arrestimi i tij nga ana e efektivave të policisë së Tiranës. Gjatë fazës hetimore Korabi ka pranuar autorësinë e krimit, duke pohuar dhe shkaqet që e çuan të ekzekutonte shokun e tij. Momentalisht dosja në ngarkim të tij mban nr. 2049 dhe se gjyqtari që do e relatojë seancën është përzgjedhur gjyqtari Arben Micko.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›