Deputeti Tavo: Mjeti nuk u dogj qëllimisht
30/09/2011 Reagon deputeti i LSI-së për makinën
Deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, ka hedhur poshtë zërat për një djegie të qëllimshme të automjetit të tij, ngjarje kjo e ndodhur pak ditë më parë afër Prokurorisë së Përgjithshme. Në një prononcim për gazetën “Metropol”, Tavo ka theksuar se ngjarja ka qenë aksidentale dhe për asnjë rast ai, por dhe policia s’kanë dyshuar për një akt të qëllimshëm. “Ka qenë një djegie aksidentale dhe që ka ndodhur në pjesën e parme të mjetit. Nga kontaktet që kam marrë me ekspertë, policia me ka informuar se zjarri ishte shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike”,- është shprehur deputeti Vangjel Tavo. Më tej ky i fundit shtoi se tashmë kjo ngjarje është mbyllur dhe se s’ka asnjë hije dyshime, për një akt të qëllimshëm kundrejt automjetit dhe personit të tij.