Altin Kore, SHBA ngrin 6 llogari hetimi në Shqipëri
30/09/2011 Drejtësi shqiptare skaner pasurisë së Kores, personit të kërkuar nga FBI-a
ELTON QYNO
TIRANE-Drejtësia shqiptare ka ndërmarrë hapa ligjorë për hetimin e pasurisë së shtetasit Altin Kore, për të cilin pak ditë më parë Gjykata e Shkallës së Parë, urdhëroi ekstradimin e tij në drejtim të SHBA-së. Kore një biznesmen i njohur në kryeqytet kërkohet nga drejtësia amerikane, pasi dyshohet se është autor i shpërndarjes së 25 kg kokainë në zonën e Teksasit. Duke marrë shkak, nga kjo akuzë mësohet se drejtësia shqiptare nëpërmjet indiceve të saj, ka filluar tashmë verifikimin e të gjitha pronave dhe llogarive bankare që janë regjistruar në emër të Altin Kores dhe personave të tjerë që janë pjesë e rrethit familjar e farefisnor të tij. Ndërkohë veç këtyre hapave ligjorë të ndërmarrë nga Prokuroria shqiptare, mësohet se në SHBA agjentët e FBI-së i kanë bllokuar Kores, gjashtë llogari bankare. Burimet thanë se për momentin shumat monetare të bllokuara në këto llogari bankare, për momentin janë ngrirë dhe se pritet të vendoset përfundimisht për administrimin e tyre, pasi procesi gjyqësor ndaj Kores të ketë përfunduar. Ndërkohë që momentalisht biznesmeni Altin Kore është duke zhvilluar betejën e tij në Shqipëri, ku mësohet se ka apeluar vendimin e shkallës së parë, e cila vendosi ekstradimin e tij në SHBA. Kore pretendon se nuk ka kryer krime në Amerikë dhe për pasojë refuzon kërkesën për ekstradim, mirëpo nga të dhënat që ka pasqyruar përfaqësuesi i Prokurorisë në gjykatë, bëhet me dije se shtetas shqiptar, ka jetuar para disa vitesh si emigrant në SHBA. Pikërisht në zonën e Teksasit ai ka mbajtur kontakte me grupe kriminale meksikane dhe ato italiane, ku në rast ka kryer dhe shpërndarjen e 25 kg lëndë narkotike të llojit kokainë. Pas kësaj veprimtarie Kore mundi të kthehet në Shqipëri ku ka jetuar i qetë dhe administruar disa biznese. Mirëpo në muajin qershor të këtij viti teksa po kthehej nga zona turistike e Antalias në Turqi, Kore është prangosur nga policia, për shkak se nga të dhënat e sistemit elektronik rezultoi se emri i tij ishte në kërkim ndërkombëtar