Statusi për në BE, evropianët duan të na mbushin mendjen se ka ende shpresë..
Shqipëria dështoi për të dytën herë radhazi për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Atë e mori sëfundmi edhe Serbia. Qeveria duket se e ka hedhur pas krahëve edhe këtë dështim, ndërsa Kryeministri Berisha vijon akuzat ndaj opozitës me arsyetimin se ishin politikat bllokuese të saj që ndaluan Shqipërinë në rrugën e saj drejtë BE-së. Por në këtë shkëmbim akuzash hyjnë përsëri në lojë ambasadorët. Ambasadori i KE-së në Shqipëri, Ettore Sequi kumtoi sot në drekë se vendi ka ende shpresë për të marrë statusin në vjeshtën e këtij viti. Por si? Nuk e di nëse Shqipëria do të marrë statusin kandidat ose jo. Por në tetor do të publikohet progres raporti dhe ky raport do të rekomandojë ose jo dhënien e statusit kandidat për vendin. Nga tani deri në tetor ka ende shumë kohë, ka shumë gjëra që duhen bërë. Por, ajo çka është shumë e rëndësishme është se ka një progres në implementimin e prioriteteve kyçe duke nisur nga prioritetet politikë, – thotë ai.
Duket se deklarata e Sequit vjen thjesht për të mbajtur lartë moralin e tyre që besojnë ende në marrjen e statusit për në BE në një periudhë të afërt, duke parë edhe se si po shkojnë gjërat në këtë vend. Madje edhe vetë Kryeministri Berisha është i bindur se ne nuk e meritonim statusin. Problemi i statusit të Shqipërisë, ku unë gjithnjë shpreh qëndrimin tim dhe të mazhorancës që ky proces të jetë i merituar, ky është interesi i shqiptarëve dhe nuk kërkoj një rrugë tjetër, – do të shprehej ai sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së.
*respublica.al