Ekstradohet në Shqipëri autori i dy vrasjeve
Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin për vrasje.
Kastriot Dervishi, 34 vjeç, lindur në Syzes, Berat është dënuar në vitin 2001 nga Gjykata e Beratit me 25 vjet burg për vrasjen e dy shtetasve, babë e bir.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 1997, në një fshat të Beratit, ku Dervishi ka vrarë me armë zjarri Ali dhe Adrian Daullja, babë e bir, sepse këta persona nuk e kishin lejuar që ai të martohej me vajzën e familjes Daullja, A.D, pasi dyshonin se ai do ta shfrytëzonte atë për prostitucion.
Dervishi është arrestuar në 12 tetor të vitit të kaluar, ndërsa dje u është përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. / G. N./