E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaçin: Mos u shqetësoni për fitoren e Nikoliç

Jelko Kaçin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kaçin, ka thënë se, nuk duhet të  ketë vend për shqetësim lidhur me fitoren e Tomisllav Nikoliçit në raundin e dytë të zgjedhjeve për president.

Kaçin ka thënë se, vullneti i qytetarëve duhet të respektohet, duke shtuar se Partia Përparimtare serbe e Nikoliçit është pro europiane që nga viti 2008.

Nuk ka vend për dramë këtu sepse ndryshimet në politikë ndodhin kudo, ka thënë veç tjerash Kaçin, duke shtuar se Serbia është një demokraci parlamentare dhe parlamenti e qeveria do të vendosin gjithçka.

I pyetur se çka pritet nga Serbia lidhur me qëndrimin karshi Kosovës, Kaçin ka thënë se mbetet për t’u parë në vazhdim.

Ai ka thënë se, BE mirëpret përpjekjet e Nikoliçit për të inkurajuar serbët në veri për të forcuar komunitetin serb në Kosovë, sepse në këtë mënyrë sipas tij, krijohet komunikim ndërmjet serbëve që jetojnë në veri dhe atyre në jug.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›