E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet drogë në autobusin e linjës Vlorë Athinë

Drogë e sekuestruar

Policia e Kakavijës  bën të ditur se mbrëmjen e djeshme në autobusin e linjës Vlorë – Athinë është zbuluar dhe sekuestruar 1 kg lëndë narkotike e llojit mariuanë,  që do të trafikohej në shtetit grek.

Droga është gjetur në autobusin e linjës Vlorë Athin që i përkiste shoqërisë “Ruci Tours”, me targë AA 251 AN, dhe drejtohej nga shoferi Genci Myftari.

Sipas policisë lënda narkotike u gjet në një sedilje të autobusit, e mbështjellë me një qese. Policia zbuloi se lënda narkotike i përkiste drejtuesit të mjetit, i cili u arrestua. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›