E Diel, 1 Nëntor 2026

Kacin: Serbët, të flasim më pak

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë Jelko Kacin, ka thënë se përparimi i mëtejshëm i Serbisë drejt integrimit evropian matet me vepra konkrete e jo me deklaratat e tyre.

Kacin tha në Prishtinë se vendimi për anëtarësim në BE për Serbinë është i bazuar në një marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Kjo shënon përfundimin e çdo bllokade të Kosovës, sepse esenca e Bashkimit Evropian dhe komunitetit të biznesit është lëvizja e lirë e njerëzve, të mirave ekonomike, shërbimeve, kapitalit dhe ideve", tha Kacin.

Kacin gjatë qëndrimit në Prishtinë, dje është takuar me zëvendëskryeminsitrin dhe Minsitrin e Pushtetit Lokal,Slobodan Petroviç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›