E Diel, 1 Nëntor 2026

“Bota s’mund ta mbrojë Izraelin”

Sipas Libermanit, paaftësia e liderëve ndërkombëtarë dhe punonjësve humanitarë për të ndalur apo zbutur “vrasjet sistematike të civilëve të pafajshëm” në Siri “i sfidon të gjitha premtimet e bashkësisë ndërkombëtare se ata janë përgjegjës për sigurinë tonë”.

Komentet e Libermanit vijnë ndërkohë që SHBA-ja po bën përpjekje për ta bindur Izraelin që të mbështetet në sanksionet ekonomike globale dhe diplomatike për të ndaluar ambiciet bërthamore të Iranit, para se të fillojë sulmet ushtarake.

Izraeli është i shqetësuar se Irani mund të jetë duke zhvilluar armë bërthamore, të cilat do t’i përdorte kundër shtetit izraelit.

Teherani zyrtar këmbëngul se reaktorët bërthamorë të tij janë për kërkime mjekësore dhe për energji.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-03-04 17:24
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›