Maqedoni, thyhen xhamat e xhamisë në Ohër

Persona të panjohur kanë thyer xhamat e xhamisë së njohur “Haxhi Durgut” në Ohër.
Lajmi bëhet i ditur nga agjensia e lajmeve “Ina” e cila thekson se ky incident pason pas një sërë përdhosjes së objekteve fetare në shumë qytete të Maqedonisë ndërsa rasti i është paraqitur organeve të policisë në Ohër, të cilat theksojnë se janë duke punuar në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Xhamia “Haxhi Durgut” që ndodhet në udhëkryqin e rrugëve në qendër të Ohrit, nuk është për bërë për herë të parë shënjestër e sulmeve të tilla.
Shtatë vjet më parë që maqedonas kishte hedhur sende të forta në oborrin e xhamisë si dhe kishte penguar faljen.