E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, nis "Epopeja e UÇK-së", përkujtohen heronjtë

Kosova përkujton heronjtë e saj me manifestimin gjithëpopullor tradicional “Epopeja e UÇK-së”.  Manifestimi me moton “Nderojmë të kaluarën, ndërtojmë të ardhmen” do të zgjasë për tre ditë me radhë ku do të nderohet Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe do të përkujtohet Komandanti Legjendar Adem Jashari, familja heroike Jashari, dëshmorët e kombit dhe gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës,
 

Manifestimi ka nisur në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë me parakalimin e kuadrateve të FSK-së, ndërs më pas kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi dhe ministri i FSK-së Agim Çeku vendosën edhe kurora me lule tek monumenti i heronjve të UÇK-së
 

Në fjalën e tij kryeministri Thaçi theksoi se sot e gjtihë Kosova përkulet me nderim ndaj dëshmorëve të saj dhe ndaj Jasharëve legjendarë. "Ditët e Epopesë janë ditët që Kosova po trokiste në portën e madhe të lirisë. UÇK-ja ishte ushtria më moderne dhe e pamposhtuar ashtu siç ishte preceptimi i qytetarëve tanë për ti dhënë fund shtypjes, vrasjeve replezaljes. Epopeja ndezi zjarrin e lirisë në të gjitha trevat dhe bashkoi të gjithë shqiptarët për lirinë e Kosovës" ka theksuar Thaçi.
 

Ai shtoi më tej se çdo arritje në Kosovën e lirë nuk mund të imagjinohet pa kontributin e heronjve dhe gjakut të tyre ndërsa shtoi se Kosova do të vijojë të jetë faktor stabiliteti në rajon. "Edhe sot në 14 vjetorin e Epopoesë dua që në emër të qytetarëve të Kosovës të falenderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian dhe NATO-n për mbështetjen në procesin e lirisë, të zhvilimit të vendit dhe tashmë atë të integrimit të Kosovës" shtoi Thaçi.

Më 6 mars do të bëhen homazhe te Kompleksi Memorial i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Prekaz, nga ora 10:00 -12:00, ndërsa në orën 18.00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, do të mbahet Akademia Përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit si dhe një program artistik nga Filarmonia e Kosovës.

Më 7 Mars, në ora 18.00 në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz do të mbahet manifestimi “Nata e Zjarreve” ku do të ndizen flakadanët simbol i luftës dhe sakrificës për liri edhe në të gjitha vendet ku janë zhvilluar betejat e UÇK-së në Kosovë. Ndërsa programi kulturo-artistik, do të mbahet në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

Më datat 5, 6 e 7 mars 1998 në Epopenë e Prekazit në mbrojtje të Kosovës në luftën për liri dhe çlirim, në përballje me forcat ushtarako-policore serbe, ranë heroikisht dhe më pas u masakruan 56 anëtarë të Familjes Jashari, 20 prej tyre të Familjes së ngushtë të Komandantit të UÇK-së tani heroit të Kosovës, Adem Jashari.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›